Te nderuar klientë te SWISS EXPERT, të nderuar miq e shokë, familjar dhe dashamirë,
25.06.2014 është data kur zyra për përkthime dhe shërbime juridike „SWISS EXPERT“ do festojë
1-vjetorin e funksionimit të saj. Si unë dhe bashkëpunëtorët e mi poashtu edhe klientët e SWISS EXPERT kemi arsye të shumta për t’iu gëzuar këtij 1-vjetori. Ja disa fakte ne vijim:

– mbi 200 raste të kompletuara për në ambasadën e Zvicrës në Prishtinë dhe të Gjermanisë në Shkup si dhe për organet e migracionit në Zvicër dhe Gjermani, shumica e të cilëve tashmë i kane marrë vizat dhe janë në shtetet e jashtme. Të gjitha rastet kanë kryer punë me një të shkuar në ambasadë!

– mbi 137 pensione të huaja të realizuara në afat kohor shumë të shpejtë.

– 8 dënime të hjekura për kundërvajtje në komunikacion në shtetet e jashtme.

– 3 pagesa spitali të hjekura në shtetet e jashtme, si rezultat i mosposedimit të sigurimit për udhëtim.

– 3 dënime komunikacioni në shtetet e jashtme të zvogëluara për 50% .

– 9 ndalesa të hjekura në shtetet e jashtme, prej të cilave3 kanë qenë të përjetshme.

– mbi 2590 emaila të shkruara klienëve tanë, me pergjigje të detajuara për pyetjet e tyre.

– 2 raste të fituara në Gjykatën e Apelit në Zvicër dhe 2 në ate të Gjermanisë.

– klientë 100 % të kënaqur, të cilët kanë ngelur gjithmonë lojal ndaj SWISS EXPERT.

Si është arritur kjo? Kuptohet se nuk më vjen aspak rëndë t’ua zbuloj fshehtësinë e suksesit të arritur:

Përvoja shumëvjeçare me institucionet në Zvicër, Gjermani dhe Austri e gjeti vendin e vet në përditshmërinë tonë. Përvoja ime 11 vjeçare në Ambasadën e Zvicrës në Shkup ishte elementi nga i cili përfituan mijra persona të cilët për arsye të ndryshme kishin dhe kanë nevojë për dokumente dhe këshilla në ambasadë dhe institucionet tjera zvicerane si: Fondi pensional zviceran, BFM (Ministria e Migracionit), Shërbimet kantonale të kantoneve të ndryshme në Zvicër,Ministria e punëve të Brendshme, spitalet etj.
Kualiteti i punës dhe i shërbimeve tona është pasqyra e sukseve tona. 24/7 ka qenë formula jonë dhe kemi qenë në disponim të klientëve tonë (me shërbime dhe këshilla) në çdo kohë.

Kuptohet, suksesi jonë nuk është i mundshëm pa klientët tanë me të cilët puna dhe problemet e tyre na afrojnë edhe më tepër dhe nga një vizitë në zyrën tonë lindën një miqësi afatëgjate.

Klientë të nderuar, ju falemnderojmë për besimin e treguar ndaj nesh! Ju falemnderit që na preferoni edhe te shokët dhe familjarët e juaj si zyrë e cila e kryen punën me nder, shpejt, profesionalisht dhe pa premtime të rrejshme. Të jeni të bindur se prioriteti numër 1 i SWISS EXPERT është zgjidhja e problemeve tuaja. Falemnderim të posaçëm klientëve nga qytetet e shumta të Maqedonisë dhe Kosovës, të cilët nuk kursejnë kohë dhe mund që të bëjnë rrugë të gjatë deri te zyra jonë, të bindur se na e kemi përgjigjen për hallin e tyre.

Ky është SWISS EXPERT!

Ju urojmë shëndet dhe gjitha të mirat!

Me rastin e përvjetorit të parë të SWISS EXPERT, ju ftojmë në zyrën tonë më 25.06.2014 që së bashku t’ju gëzohemi sukseseve tona.

Me respekt,

Stafi i SWISS EXPERT