Info

Swiss German është qendër e cila ofron shërbime cilësore gjuhësore dhe profesionale në fushat e përkthimit dhe interpretimit, shërbimeve që mbështeten rreptësisht në parime profesionale, terminologji të specializuar edhe ate për të gjitha profilet si: kompani, ente publike, universitete, institucione ekonomike dhe arsimore, ndërmarje tregtare, spitale, shtëpi botuese, banka, shoqata, dhoma të tregtisë dhe të industrisë, gjykata, polici etj.

 

Swiss German paraqet zgjidhje profesionale për përkthimet dhe vështirësit administrative gjuhësore. Profesionaliteti dhe përvoja 25 vjeçare në lëmin e përkthimeve, përvoja 11 vjecare në ambasadën e Zvicrës në Shkup, përvoja 5 vjeçare në NATO dhe bashkëpunimi i gjithanshëm me institucionet zvicrane, gjermane, austriake dhe maqedone është garancion se Swiss German është zgjidhja më e mirë për Ju. Na vizitoni! Të gjitha pyetjet dhe konsultimet janë falas.

Ekipi

Bashkëpunëtorët e Swiss German janë me arsim të lartë dhe për kontributin e tyre profesionist janë fitues të një numri të konsiderueshëm çmimesh, diplomash dhe mirënjohjesh. Staf i përkushtuar me rrjet të gjërë asistentësh, bashkëpunëtorësh, përkthyesish të kualifikuar, nën udhëheqjen e themeluesit Ismailaki Rexhepi.

Picture of Ismailaki REXHEPI

Ismailaki REXHEPI

Përkthyes gjyqësor i gjuhës
gjermane, maqedone, shqipe dhe italiane.
Përkthyes i pranuar gjyqësor nga ana e qeverisë së krahinës së Düsseldorf-it në Gjermani (për nostrifikime)

Picture of Vaide KASAMI

Vaide KASAMI

Politikologe, përgjegjëse për rastet e Zvicrës dhe për Finanzamt të Gjermanisë.

Picture of Sumeja SHAINI

Sumeja SHAINI

Profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë angleze - përgjegjëse për Ambasadën e Gjermanisë në Shkup

Picture of Selvije BESIMI

Selvije BESIMI

Magjistre e gjuhës dhe letërsisë angleze, lektore dhe përkthyese gjyqsore nga gjuha maqedone në ate angleze dhe shqipe.

Bashkëpunëtorët tanë kanë marrë pjesë në takime dhe përkthime të sferave të ndryshem si: takime shkencore, interpretime në fushat e shkencës dhe letërsisë, qeverisjes, tregtisë, turizmit, gjykatave dhe në sferën e mbrojtjes. Poashtu kemi përkthyer për zyrtarë të lartë nga Gjermania, Zvicra dhe Britania e Madhe në udhëtimet e tyre disaditore zyrtare në Maqedoni, Shqipëri dhe më gjërë. Swiss German bashkëpunon dhe kryen përkthime edhe për gjykatat dhe avokatët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Zvicrës.

Bashkëpunëtorët e Swiss German kanë marrë pjesë si interpretues në konferenca të shumta të krerëve të shteteve, ministrave, zyrtarëve të qeverive si dhe funksionarëve të tjerë të rëndësishëm profesionistë e shkencorë. Na vizitoni!